Inter në negociata e Vargas

Posted on 3:56 AM, under


Interi raportohet se është afër ta mposhtë Real Madridin për të marrë shërbimet e mbrojtësit peruan të Fiorentinas, Juan Manuel Vargas.

Burime nga Peru bëjnë të ditur se Interi është në biseda të avancuara me drejtuesit e Violas rreth një marrëveshje transferimi të mbrojtësit të majtë në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, është në tentim për të zbritur çmimin prej 25 milionë eurosh që Fiorentina kërkon për Vargas, por është i sigurt se do të fitojë këtë garë ndaj Real Madrid dhe Juventus.

edit post

Xavi fjaloset me Mourinhon

Posted on 9:55 AM, under


Dueli Inter – Barcelona ka ngjallur një përplasje mes Xavit dhe Jose Mourinhos, në tunelin dalës nga fusha për në zhveshtore.

Sipas burimeve nga Al Jazeera dhe Sky Sports 24, Xavi me shpejtësi filloi t’ia numërojë gabimet e gjyqtarit Jose Mourinhos. Xavi i tha Mournhos se ai nuk kishte fituar, por bashkëkombësi i tij Olegario Benquerenca, që ishte dhe gjyqtari kryesor i sfidës.

Natyrisht, Mourinho nuk heshti dhe iu kundërpërgjigj Xavit duke ia kujtuar ndeshjen Chelsea – Barcelona ku Barca falë vendimeve kontroverse të Hening Ovrebos u kualifikua, e që edhe sot vazhdon të ngjallë debate.

edit post

Operacion dental për Maicon

Posted on 9:54 AM, under


Anësori i djathtë i Interit, Maicon, do t’i nënshtrohet një operacioni në dhëmbë pasi i humbi disa prej tyre gjatë duelit ndaj Barcelonës.

Braziliani u lëndua pasi u godit nga Lionel Messi në një duel. Agjenti i tij Antonio Caliendo ka konfirmuar se brazilianit i duhet një operim në dhëmbë, por ai nuk e di datën e rikthimit të tij.

“Maicon është mirë, por atij i duhet një operacion për të rikonstruktuar dhëmbët e humbur dje (e mërkure). Sidoqoftë, gjithçka tjetër pos kësaj është në rregull. Maicon është luftarak dhe ai është mirë mentalisht, ndërsa ky incident nuk do të ndikojë te ai”.

“Nuk mund të them nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese, por kjo është punë e mjekëve. Nuk e di nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese”, përfundoi Caliendo.

Sipas spekulimeve të para nga Appiano Gentile, Maicon do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Camp Nou.

edit post

Interi përmbys Barcelonën

Posted on 2:26 AM, under


Giuseppe Meazza ishte arena e superduelit të parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Interit dhe Barcelonës, që përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1.

Në fillim të ndeshjes të dyja skuadrat shfaqën lojë të mbyllur me raste të pakta shënimi. Duhet përmendur se në pjesën më të madhe të ndeshjes, strategjia e Jose Mouronhos në ndaljen e Leo Messit u tregua e suksesshme, pasi argjentinasi nuk arrit ta shfaqë lojën e tij.

Ishte minuta e 19-të momenti i zhbllokimit të rezultatit, kur pas një depërtimi të bukur të Maxwell, Pedro Rodriguez kaloi mysafirët në epërsi.

Mirëpo, pas gjysmë ore lojë, Samuel Eto’o pasoi te Diego Milito dhe ky i fundit e gjeti për mrekulli Wesley Sneijderin, i cili nuk e pati të vështirë ta mposhtte portierin Victor Valdes, dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Douglas Maicon shënoi për epërsinë e parë të Nerazzurëve, ndërsa sërish asistues ishte Milito.

Një aksion i treshes Eto’o, Sneijder dhe Milito, u konkretizua nga ky i fundit, i cili shënoi me kokë golin e tij të merituar për rezultatin 3-1 (61’).

Deri në fund të ndeshjes, Blaugranët krijuan presion për të ndryshuar diçka në rezultat, mirëpo e patën të vështirë të thyenin mbrojtjen vendase, ndërsa nga ana tjetër kanë mundur të dënohen nga kundërsulmet e Interit.

Rezultati 3-1 është shumë i favorshëm për Interin për të kaluar në finalen e Madridit, mirëpo nuk duhet harruar se Barcelona është e aftë të bëjë gjithçka në ndeshjen kthyese në Camp Nou, e cila zhvillohet pas një jave.

edit post

Inter – Barca, befasia e Mourinhos

Posted on 3:07 AM, under


Jose Mourinho duket se ka vendosur të aplikojë një taktikë krejtësisht ndryshe te skuadra e tij, për të prishur planet e Barcelonës dhe për të ndalur Lionel Messin.

Me gjithë këto fjalë kohëve të fundit se si do ta ndalë Mourinho, Lionel Messin, Goal.com ka mësuar se Mourinho do ta lirojë Maiconin nga përgjegjësitë defensive për ta vënë atë në mesfushën ofensive . Vendin e tij në krahun e djathtë pritet ta zë Javier Zanetti, që do të mbajë përgjegjësi të plotë për të ndalur Lionel Messin e pandalshëm.

Por, pse do të zhvendoset Maicon? Mourinho ka vendosur ta përdorë këtë taktike duke parë dobësinë e krahut të majtë të Barcelonës, ku do të luajë ose Maxwell ose Abidal. Goran Pandev definitivisht nuk do të luajë për shkak të formës së dobët dhe në pozitën e tij do të zhvendoset Sneijder, pra, besoni ose jo në sulm.

Mourinho i ka luajtur me kujdes letrat e tij pasi që ka paralajmëruar një ose dy befasi për Guardiolën, ashtu siç bëri ndaj Chelseat, kur në Stamford Bridge aplikoi taktikë totalisht ofensive.

Gjithashtu bëhet e ditur se Jose Mourinho pritet të heqë dorë nga formacioni ultra sulmues duke aplikuar një formacion më pragmatik prej 4-1-4-1 ose 4-2-3-1, që do të përbëhej nga: Julio Cesar; Cordoba, Lucio, Samuel, Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Maicon, Sneijder, Eto’o, Milito

edit post

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, e ka paralajmëruar Barcelonën të ketë kujdes nga Interi pasi që Nerazzurët do ta shkatërrojnë lojën e Barcës.

“Nuk kam frikë nga askush. Ne e respektojmë Barcelonën sepse është ekipi më i mirë në Evropë për momentin, por ne nuk kemi frikë. Ata kanë një ekip shumë të fortë. Ata kanë posedim të lartë të topit në secilën ndeshje”.

“Por, Jose Mourinho do t’i ketë gjithmonë taktikat e tij. Ne do ta bëjmë këtë nesër (e martë), do ta shkatërrojmë lojën e tyre, do t’i sulmojmë ata dhe do të shënojmë”.

“Kam një parandjenjë të mirë. Është gjysmëfinalja ime e parë dhe ne kemi shumë respekt për ata, por ne do të luftojmë për atë dhe do ta bëjmë atë. Javën e ardhshme shkojmë në Barcelonë për të luajtur ndeshjen e dytë, por së pari kemi këtë ndeshje dhe ne duam të jemi bosët në stadiumin tonë”, përfundoi deklaratën e tij sensacionale Sneijder

edit post

Guardiola: Murinho me i miri ne bot

Posted on 3:00 AM, under


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka lëvduar strategun e Interit, Jose Mourinho, duke e quajtur si trajnerin më të mirë në botë, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të të martës mbrëma në Giuseppe Meazza.

“Ne do të përballemi me një Inter të mrekullueshëm, trajneri i të cilit është padyshim më i miri në botë. Ai ka fituar tituj në Portugali, Angli dhe Itali. Është nder për mua të përballem me të”.

“Udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, por asgjë nuk ndodhi. Shumë njerëz nuk kanë mundur të udhëtojnë. Unë do të preferoja që të udhëtoja 14 orë me autobus për të luajtur një ndeshje të Ligës së Kampionëve se sa t’i shikoja gjysmëfinalet në televizion. Kjo nuk është ajo që deshëm por shumë ekipe nga divizioni i dytë dhe i tretë e kanë bërë të njëjtën gjë”.

Po flitet për një befasi nga ana taktike e Jose Mourinhos. Guardiola e din rrezikun por shprehet të jetë i papërgatitur.

“Ne luajmë ndryshe. Ne kemi tre sulmues dhe një mesfushor kreativ, të cilët nuk i shihni shpesh. Është vështirë të përgatitesh për një ndeshje të tillë sepse kam të bëj me një trajner që është shumë i mençur. Megjithatë, nesër nuk do të vendoset asgjë”, deklaroi Guardiola në një konferencë për shtyp.

edit post


Wesley Sneijder, pranon se triumfi i Ligës së Kampionëve në shtëpinë e Real Madridit do të përbënte për të një kënaqësi pasi klubi spanjoll e detyroi atë të largohej verën e kaluar.

“Unë kam ëndërruar për këtë që kur arrita tek Interi. Do të ishte mirë ta fitoja atë titull atje, do ishte një moment i mrekullueshëm. Unë e dija se finalja luhet në Bernabeu. Unë kam ëndërruar arritjen në finale dhe ngritjen e titullit. Tani jemi dy ndeshje larg saj dhe le ta bëjmë. Asgjë nuk është e pamundur”.

“Po, mirë, unë kam dëgjuar edhe për Messin. Unë mendoj se ai është aktualisht futbollisti më i mirë, por natyrisht ka mënyra për ta ndalur atë”, ka thënë Sneijder për UEFA.com

edit post

Sneijder: Mund të fitojmë tre tituj

Posted on 6:50 AM, under


Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se skuadra e tij duhet të bëjë një hap para triumfit në Ligën e Kampionëve, kur Nerazzurët të presin në Giuseppe Meazza, Barcelonën, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

“Jam i bindur se mund t’i fitojmë të tre titujt. Unë do ta luaj gjysmëfinalen e parë në karrierën time të martën dhe unë e di se do të jetë e mrekullueshme”, theksoi Sneijder për Inter Channel.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet një javë më vonë, më 28 prill, në Camp Nou.

edit post

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Pedro, ka deklaruar se trajneri i Interit, Jose Mourinho, është njeriu i vetëm që mund ta bëjë Barcelonën të vuajë duke vënë në pah vështirësinë për të eliminuar Nerazzurët në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Mourinho është njeriu i vetëm që do të na bëjë të vuajmë. Ne do ta kemi të vështirë ta eliminojmë Interin”, tha Pedro.

Pedro gjithashtu shtoi se Guardiola ia shpëtoi karrierën atij duke thënë se po të mos ishte Pep, ai do të luante në ndonjë kategori më të ulët

edit post

Interi kthen kreun

Posted on 12:42 AM, under


Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Juventusit në Derby d’Italia, që u zhvillua të premten mbrëma në Giuseppe Meazza.

Të dyja skuadrat kishin nevojë për pikë maksimale, duke qenë se zikaltrit janë në garë për titull, ndërsa bardhezinjtë luftojnë për pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

Juventusi e filloi më mirë takimin duke pasur iniciativën në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që Interi dalëngadalë baraspeshoi lojën.

Në minutën e 37-të, Momo Sissoko ia vështirësoi punët ekipit të tij, pasi që u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Zaccheroni ‘sakrifikoi’ Del Pieron për të inkuadruar Christian Poulsenin në mesfushë (41’).

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të mbahet me një lojtar më pak, përkundër dominimit të Interit në fushë. Vlen të përmendet një rast i mirë i Samuel Eto’o dhe dy raste të Diego Militos, të cilët nuk u treguan konkretë.

Qëndrimi i mysafirëve zgjati deri në minutën e 75-të, kur Douglas Maicon me një goditje të bukur mposhti portierin Buffon, për t’i dhënë avantazh kampionit në fuqi.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Mario Balotelli goditi transversalen pas një gjuajtje të lirë, ndërsa nga ana tjetër goditjen e Diegos e mbrojti portieri Cesar (88’).

Në minutat shtesë të takimit (90’+2), pas një kombinimi ndërmjet Militos e Balotellit, topi arriti te kamerunasi Eto’o, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar prej 2-0.

Pas kësaj fitoreje, Interi rikthen kreun me dy pikë më shumë se Roma, që të dielën zhvillon derbin e kryeqytetit kundër Lazios.

Ndërkohë, nëse Palermo e Sampdoria shënojnë fitore në ndeshjet e tyre respektive, atëherë Zonja e Vjetër mund të përshëndetet me Ligën e Kampionëve, duke qenë se kanë mbetur edhe katër xhiro pa u zhvilluar, kurse Juve do të mbetej gjashtë pikë prapa pozitës së katërt.

edit post

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se fitorja kundër Juventusit gjatë të premtes është e patjetërsueshme.

Nerazurët aktualisht janë duke ndjekur liderin e Serie A, Roma, me një pikë më pak dhe do të presin Juventusin në Giuseppe Meazza ca i lodhur nga fitorja në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës.

“Ne do të dalim në fushë për të fituar dhe kjo është për shkak se ne do të përballemi me shumë vendosmëri në çdo ndeshje që na pret. Ne jemi ende aktiv dhe në të tre frontet. Ne nuk do të dorëzohemi, ose në kampionat ose në Ligën e Kampionëve ose në Kupën e Italisë”.

“Po e përsëris, ne do të dalim në fushë me synimin për të fituar të gjitha ndeshjet. Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë tjetër jo. Do të luajmë edhe në ndeshjet e ardhshme me të njëjtin intensitet dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Zanetti.

edit post

Massimo Moratti, thotë se lufta e tyre për titull me Romën do të vendoset vetëm në ditën e fundit të sezonit.

Moratti beson se ekipi i tij do të dalë fitues në garën për skudeton, për të pestin vit radhazi.

“Ne besojmë pa asnjë dyshim. Kam dëgjuar se çdo ndeshje është vendimtare që nga fillimi i kampionatit. Në këtë moment mendoj se ndeshjet e ditës së fundit do të jenë vendimtare. Ky është mendimi im”, ka thënë Moratti.

edit post

Interi në finale të Kupës se Italis

Posted on 1:45 PM, under



Interi ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Italisë, pasi në gjysmëfinale e ka eliminuar Fiorentinan me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.

Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza, i takoi Interit që shënoi fitore minimale prej 1-0, ndërsa edhe ndeshja kthyese e zhvilluar në Artmeio Franchi përfundoi me të njëjtin rezultat në favor të Nerazzurëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kamerunasi Samuel Eto’o, i cili pranoi një krosim të Thiago Mottas për ta mposhtur portierin Frey (57’).

Në finale Interi do të luajë kundër skuadrës që do të kualifikohet nga dueli Udinese-Roma që zhvillohet më 21 prill. Ndeshja e parë në Olimpico ka përfunduar me fitoren e Romës me rezultat 2-0, ashtu që gjasat janë të mëdha që të kemi një finale gjigantësh, Inter-Roma.

edit post

Interi interesohet për Sagna

Posted on 3:15 AM, under


Agjenti i mbrojtësit të Arsenalit, Bacary Sagna, është i vetëdijshëm se Interi është duke e përcjellë francezin.

Përfaqësuesi i Sagna ka konfirmuar se ai është kontaktuar nga Interi në prag të afatit kalimtar të verës.

“Nëse nerazurët dëshirojnë ta shesin Douglas Maicon do të ishte normale për ta të nënshkruajnë me Sagna. Në afatin e ardhshëm kalimtar pres shumë lëvizje në atë pozicion”.

“Kam qenë në kontakte me Interin, por asgjë serioze nuk ka ende. Është shumë herët. Do të flasim për këtë më vonë”, ka thënë agjenti Christophe Mongai.

edit post

Diego Milito, ka deklaruar se Nerazurrët mezi presin të takohen me Barcelonën, për ta eliminuar atë dhe për të përfunduar tabunë e titujve në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

“Interi është ekip i mrekullueshëm, të cilit i ka munguar suksesi në Evropë qe një kohë të gjatë. Tifozët e duan këtë titull dhe ne jemi të detyruar të luajmë mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar në finale”.

“Messi është numri një, ai vërtet nuk ka të ndalur. Është mirë të luash përkrah me të me Argjentinën, më ndodhi në Poloni, ishte kënaqësi. Ai u rrit, si lojtar ashtu dhe si njeri. Në Argjentinë, pritjet janë të mëdha nga ai për Kampionat Botëror dhe ai po mësohet se si ta menaxhojë presionin”, deklaroi Milito.

edit post

Moratti: Java e fundit, vendimtare

Posted on 9:33 AM, under


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se skuadra e tij mund të ribashkohet dhe të krijojë një plan të shpejtë shpëtimi pasi që Roma erdhi në krye të tabelës në Serie A.

“Roma meriton të jetë në krye, sepse ka luajtur mirë dhe ka qenë e qëndrueshme gjatë gjithë pjesës së dytë të kampionatit. Tani duhet që të dyja ekipet të luajnë mirë në pjesën e mbetur të kampionatit. Unë e kam përshtypjen që java e fundit do të jetë vendimtare”.

“Garë mes Romës dhe Interit? Jo, tri ose katër pikë nuk janë shumë. Gjithçka është ende e hapur. Ne duhet të përqendrohemi dhe të bëjmë atë që gjithmonë e kemi bërë”, përfundoi Moratti.

edit post

Maicon do të qëndrojë në Inter

Posted on 5:10 AM, under


Kompania menaxhuese e Douglas Maicon thotë se mbrojtësi brazilian do të vazhdojë të qëndrojë me Interin.

Reali i Madridit së fundi është lidhur fuqishëm me një transferim të mbrojtësit, por në një deklaratë të fundit, menaxherët e Maicon kanë mohuar një lidhje të tillë.

“Maicon mohon në mënyrën më absolute se ai dëshiron të ndërrojë ekip në sezonin e ardhshëm. Dëshira që ai të mbetet në Inter është demonstruar nga rinovimi i kontratës së tij që ka nënshkruar së fundi me klubin”.

“Ne i ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar për informata të rrejshme të gjejnë një lojtar tjetër për t’u fokusuar. Këto janë fakte, të tjerat fjalë”, bëjnë të ditur përfaqësuesit e lojtarit në deklaratë.

edit post

Trajneri i Catanias, Sinisa Mihajlovic, beson se Interi do ta fitojë skudeton.

Interi humbi kreun ndaj Romës, pasi giallorossët mposhtën Atalantan, ndërsa nerazurët vetëm barazuan ndaj Fiorentinas. Por ish-lojtari i Interit, i cili së fundi me Catanaian ndaloi Milanin me barazim 2-2, thotë se Interi në fund do të triumfojë.

“Mbetet në mendjen time se Interi do të fitojë. Fakti se Roma tash është në maje nuk do të thotë shumë, pasi ata ende kanë ta zhvillojnë derbin kundër Lazios”, ka thënë serbi.

edit post

Interi rrezikon të humbë kreun

Posted on 2:25 AM, under


Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, ka nxjerrë vetëm një barazim 2-2 në ndeshjen në udhëtim te Fiorentina duke rrezikuar të bie nga kreu i tabelës.

Sulmuesi i huazuar nga Barcelona, Keirrision, çoi Violan në epërsi pas 11 minutash lojë, avantazh të cilin vendasit e ruajtën deri në 16 minutat e fundit të ndeshjes.

Pas shumë rastesh të lëshuara nga nerazurët, Diego Milito barazoi në minutën e 74-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Samuel Eto’o i dha epërsinë Interit.

Por avantazhi i nerazurëve nuk qëndroi gjatë kohë pasi Per Kroldrup arriti të barazojë rezultatin pas vetëm një minute.

Barazimi shkon në dëm të kampionit dhe liderit të Serie A, Inter, që tash mbledh vetëm 67 pikë, dy mbi Romën që nesër ka rastin të marrë kreun nëse shënon fitore në Olimpico ndaj Atalantas.

edit post

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, thuhet të jetë shumë pranë largimit nga Interi gjatë kësaj vere dhe interesim për të ka shprehur e tërë Evropa.

Tuttosport pohon se Arsenali, Chelsea, Barcelona dhe Manchester City janë duke e monitoruar adoleshentin me ç’rast pritet që ndonjëri prej tyre ta transferojë atë.

Përkundër asaj se u pajtua me Mourinhon javën e kaluar pas një mungese gjashtë javore, Balotelli ende është i lidhur me një largim.

Interi nuk dëshiron të dëgjojë për shuma më të vogla se 30 milionë euro për sulmuesin italian, pasi që Nerazzurët janë në kërkim të Fabregasit për të cilin Arsenali kërkon 50 milionë funte.

edit post

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të mos neglizhojnë Serien A për t’u koncentruar vetëm te ndeshja kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në kampionat sepse mund të jetë e tmerrshme nëse e humbasim, pasi ekipet tjera janë afruar dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Barcelona dhe Messi? Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Më pëlqen që e shoh duke u përmirësuar, por shpresoj se nuk do të luajë edhe ndaj nesh në atë mënyrë”.

“Natyrisht, do të jetë ndeshje tejet e vështirë por ne do të përballemi me të me gjithë përgjegjësinë e nevojshme dhe ndeshja kthyese do të jetë shumë interesante pas asaj që ndodhi herën e kaluar”, deklaroi Moratti.

edit post

Jose Mourinho ka filluar të mendojë për sfidën ndaj Barcelonës, duke marrë menjëherë një laps, një letër dhe një DVD të Lionel Messit për të dizajnuar strategjinë e ndaljes së asit të Barcelonës.

Il Corriere dello Sport njofton se strategu i Interit ka filluar të planifikojë mënyra të ndryshme për të ndalur sulmuesin argjentinas kur klubet të takohen në gjysmëfinalen e parë më 20 prill në San Siro.

Krahas shikimit të DVD-ve të Messit me stafin e tij, Mourinho ka dërguar anëtarë të stafit për ta shikuar Messin në aksion ndaj Real Madridit në ‘el Classico’ të shtunën. Stafi i deleguar nga Mourinho do ta shikojë dhe ndeshjen e mesjavës që Barcelona e zhvillon kundër Deportivo La Corunas.

Më pas, Mourinho do të udhëtojë personalisht për të shikuar derbin ndaj Espanyolit më 17 prill, vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e parë.

Ai gjithashtu pritet të bëjë një plan mjaft përmbajtjesor që do t’ua shpjegojë mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti do t’i nënshtrohen mësimeve shtesë se si ta ndalin bashkëkombësin e tyre.

edit post

Roberto Baggio thotë se Interi do të ketë një punë të vështirë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por mendon se nerazurët mund t’i ndalojnë blaugranët.

Legjenda italiane thotë se mundësia më e mirë që Interi ta ndalojë Barcelonën është të mos i lejojë ata të futen në San Siro.

“Nëse marrim parasysh se Barcelona është kampion dhe për tre vite ka arritur në gjysmëfinale dhe nëse shihni se çfarë kanë bërë ata këtë sezon në ndeshjet kundër Interit, është e drejtë të thuhet se janë favoritë”.

“Si mund të ndalohen? I ndaloni duke mos i lejuar të futen në San Siro! Pak Shaka. Interi më duket ekipi i duhur që mund ta ndalojë Barcelonën. Për lojtarët, ndeshjen dhe mentalitetin, ata kanë mjetet për të shqetësuar Pep Guardiolan”, ka thënë Baggio.

edit post

Inter – Juventus më 16 prill

Posted on 2:21 AM, under


Angazhimet e Interit në Ligën e Kampionëve e kanë detyruar Serien A ta ndërrojë datën e derbit të shumëpritur në mes të Interit dhe Juventusit për datën 16 prill.

Interi siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi CSKA Moskën dhe në këtë fazë do të ketë kundërshtar Barcelonën, takim që zhvillohet më 20 prill.

Për këtë arsye Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që t’i ofrojë Interit më shumë pushim para ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

edit post


Massimo Moratti, thotë se ata do të kërkojnë hakmarrje kur do të takohen përsëri me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi nerazurët shënuan fitore në Moskë dhe për herë të parë në shtatë vitet e fundit u gjendën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ata do të kenë rastin të përballen edhe një herë këtë sezon me kampionin në fuqi të garës, Barcelonën.

“Mourinho në mënyrë të përkryer e ka përgatitur ekipin për këtë sfidë. Kam parë një shpirt të vërtetë ekipor”, ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.

“Ndeshja me Barcelonën? Mendoj se do jenë dy ndeshje magjepsëse. Mendoj Mendoj se të gjithë lojtarët e dëshiruan këtë ndeshje dhe besoj se të gjithë kanë dëshirë për hakmarrje. Ky Inter ka kualitete të tjera nga ai i fazës së grupeve”, ka thënë Moratti.

edit post

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka vazhduar me deklaratat sensacionale duke thënë pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve se skuadra e tij do ta fitoj titullin e më të mirit të Evropës.

“Ne kemi arritur në gjysmëfinale në mënyrë mjaft të qetë dhe të merituar. Ky ekip ka besim dhe kapacitet, gjë që i ndihmon ata për të fituar”.

“Ne po luajmë në Ligën e Kampionëve me besim të madh dhe nëse nuk e fitojmë titullin tani, atëherë këtë do ta bëjmë pas disa vitesh sepse jemi në rrugë të mirë”, deklaroi Mourinho.

edit post

Interi në gjysmëfinale

Posted on 12:34 PM, under



Interi ka zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj CSKA Moskës në Luzhniki, takim të cilin Nerazzurët e fituan me rezultat minimal prej 1-0, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.

Interi e filloi shumë mirë takimin. Pas një goditjeje dënimi, i saktë u tregua specialisti i gjuajtjeve të lira, Wesley Sneijder që shënoi (6’) për kualifikimin e Interit.

CSKA u tregua e pafuqishme në vazhdim, pasi që Interi mbylli mirë hapësirat. Kësaj i shtohet dhe kartoni i kuq i marrë nga Odiah, katër minuta pas fillimit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Interi vazhdoi me lojën e njëjtë duke mos lejuar CSKA-n të sulmojë, kurse nga ana tjetër Akinfeev shpëtoi në disa raste ekipin e tij.

Interi në gjysmëfinalen e parë pas shtatë vitesh do të mund të takohet me Barcelonën ose Arsenalin, në duelin e gjigantëve të Ligës së Kampionëve.

edit post

Pandev Interi do ta eliminojë CSKA-në

Posted on 2:44 AM, under


Sulmuesi i Interit, Goran Pandev, thotë se nerazurët janë të bindur se do ta mposhtin CSKA Moskën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

“Nuk e di se sa sulmues do të luajnë, por shpresojmë të krijojmë të njëjtën sasi të shanseve siç e bëmë në ndeshjen e parë në Milan”.

“E njohim mbrojtjen e tyre dhe duam t’i vendosim në vështirësi. Do të shkojmë atje të luajmë një ndeshje të mirë”, ka thënë sulmuesi maqedonas.

edit post

Sneijder luan ndaj CSKA-së

Posted on 2:42 AM, under


Jose Mourinho përsëri është treguar tejet kontrovers në deklaratat e tij, kur foli për gjasat e Interit për kualifikim dhe gjasat që Wesley Sneijder e Mario Balotelli të luajnë të martën.

“Rezultati 1-0 nga ndeshja e parë është rezultat i hapur. Ne jemi në gjysmëfinale nëse nuk pranojmë gol, por nëse pranojmë atëherë do të jetë vështirë. Por, futbolli nuk është për ‘nëse’. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht, ne shënuam vetëm një gol, kështu që na duhet baraspesha dhe përqendrimi”.

“Nuk jam duke menduar se më kë do të luajmë në gjysmëfinale. A ndjehemi favorit? Favorit ka para ndeshjeve, kurse në fushë, favorit nuk ka. Do të shihni vet çfarë do të ndodhë”.

“Sneijder? Ai u dëmtua dhe është në dyshim. Mund të them se ai do të luajë. Balotelli? Më vjen mirë që u rikthye me gol dhe nesër ai mund ose të luajë ose të qëndrojë në bankinë e pse jo edhe në tribuna”, tha Mourinho për Sky Sports Italia.

edit post

Inter Ende Ne Krye Te Tabeles

Posted on 1:25 AM, under

Kampioni në fuqi dhe lideri i Serie A, Interi, ka shënuar fitore 3-0 në Giuseppe Meazza ndaj Bolognas për të ruajtur kreun e tabelës.

Nerazurët kaluan në epërsi pas gati gjysmë ore lojë me anë të Thiago Motta (29’), me të cilin avantazh minimal përfundoi edhe pjesa e parë.

Goli i dytë i Interit erdhi në pjesë të dytë nga Mario Balotelli (52’), ndërsa rezultatin e vulosi Motta me golin e tij të dytë dhe të tretin për ekipin e trajnerit Jose Mourinho, pesë minuta para fundit të takimit.

Interi ruan kreun me 66 pikë, dy më shumë se Roma dhe tre më shumë se Milani

edit post

Mourinho akuzon mediat italiane

Posted on 8:05 AM, under



Jose Mourinho është shprehur të jetë tejet i hidhëruar me mediat italiane, pasi që këto të fundit e shtrembëruan një deklaratë të tij, duke thënë se portugezi kishte pohuar fillimin e Calciopolit.

Mourinho të ënjtën tha për Inter Channel: “Nuk dua të flas për kampionatin. Por, nuk është një garë mes tri ekipeve. Është një luftë mes një ekipi dhe shumë gjërave të tjera…”.

Ky përshkrim për Serien A është keqkuptuar nga mediat italiane të cilat kanë shkruar se Mourinho ka pohuar fillimin e një Calciopoli të ri.

“Kush e ndryshoi deklaratën time..’shumë gjëra të tjera…’? Unë? Jo. A nuk paskam të drejtë të flas me tifozët e Interit, pa u përzier dhe njerëzit të cilët non-stop fusin hundët këtu? ...Faleminderit…por nesër ne jemi prapë kështu si jemi. Të lodhur, të lënduar dhe të suspenduar”.

“Falënderoj tifozët e Interit për mbështetjen gjatë gjithë sezonit, janë tifozët më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho

edit post

Balotelli kërkon falje

Posted on 1:51 AM, under


Mario Balotelli, i ka kërkuar falje klubit për tensionet e fundit me trajnerin Jose Mourinho.

Këto komente të Balotellit vijnë pas bisedimeve të mbajtura gjatë ditës së sotme në Appiano Gentile. Balotelli premton kështu një rikthim të shpejtë në fushë për ta vënë vetën në binare.

“Më vjen keq për situatën që është krijuar kohëve të fundit. Unë jam ai që po vuaj sepse e dua futbollin dhe dua të luaj. Unë do të pres i qetë derisa të ketë nevojë ekipi im. Nuk dua të mendoj më për të kaluarën, por të shikoj të ardhmen dhe qëllimet tona në mënyrë që unë të jem gati. Mario Balotelli”, thotë një komunikatë e lëshuar nga lojtari në faqen zyrtare të Interit.

edit post


Jose Mourinho, ka qenë i kënaqur me fitoren prej 1-0 ndaj CSKA Moskës në takimin e mbrëmshëm çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

“Është vështirë kundër këtij ekipi dhe kur thash se do të jetë një ndeshje e shëmtuar, e dija se për çfarë po flisja. CSKA mbuloi të gjitha hapësirat, andaj ishte shumë vështirë për të bërë diçka”.

“Në pjesën e dytë hapësirat u zgjeruan ca dhe ne krijuam shumë shanse dhe mund të kishin përfunduar me 3-0 avantazh. Megjithatë, është një fitore dhe ne kemi rezultatin në anën tonë, andaj me një gol në ndeshjen e dytë mund të jemi shumë të sigurt për kualifikim”.

“Liga e Kampionëve është e gjitha për detaje dhe CSKA do të ketë dy lojtarë të suspenduar për ndeshjen e kthimit, ndërsa neve na kthehen Lucio dhe Thiago Motta”, ka thënë Mourinho.

edit post

Inter Fiton Kunder CSKA

Posted on 1:40 PM, under

Inter Fiton Kunder CSKA Moskow Ne Gjuzepe meaza 1:0 me golin e D.Milito qe te shkoj me i sigurt ne rusi.

edit post


Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ia ka vështirësuar vetes punët për t’u riftuar në skuadrën e Interit, pas komenteve të fundit të bëra në drejtim të Jose Mourinhos, të cilit ia bën të qartë se nuk do t’i kërkojë falje.

Balotelli përsëri është lënë jashtë skuadrës edhe për ndeshjen kundër CSKA Moskës, gjë që ka rezultuar në shpërthimin e Mario Balotellit.

“Nuk jam aq budalla sa të mungoj pesë (tani gjashtë) ndeshje. Nëse do të doja t’i kërkoj falje, këtë do ta bëja që pas ndeshjes së parë”.

“Unë kam të drejtë, dhe nuk kam nevojë t’i kërkojë falje askujt”, ka thënë sulmuesi italian.

Këto komente të SuperMarios natyrisht se nuk do të priten mirë nga portugezi, i cili mund ta përjashtojë sulmuesin e ri përgjithmonë nga Interi.

edit post

Inter – CSKA Moska

Posted on 1:44 PM, under

Gazetarët italianë në Nyon të Zvicrës ishin plotë buzëqeshje pas shortit të tërhequr, që pa Interin të luajë me CSKA Moskën në çerekfinale. Sidoqoftë nuk do të jetë dhe aq lehtë ndaj rusëve që eliminuan një Sevilla midis Ramon Sanchez Pizjuan. Interi tregoi klasin ndaj Chelseat, dhe pritet që të bëjë presion në ndeshjen e parë në San Siro për të kryer punën para udhëtimit në Rusi.

Jose Mourinho udhëtoi këtë sezon dy herë për në lindjen e afërt, kur u takua ndaj Rubin Kazanit në Rusi dhe ndaj Dinamo Kievit të Ukrainës. Skuadra e Mourinhos mund të marrë moral për tu kualifikuar në gjysmëfinale, për tu hakmarrë ndaj Barcelonës, pasi që kanë mbetur edhe ca hesape pa sqaruar mes Guardiolës dhe Mourinhos…

edit post



Mbrojtësi i Interit, Lucio, thotë se Jose Mourinho e ka këshilluar atë të qëndrojë në mbrojtje në vend se të dalë në sulm.

Braziliani, i cili verën e kaluar iu bashkua Interit nga Bayern Munich, thotë se i pëlqen të ‘fluturojë’ në sulm, por këtë veti të tij nuk e pëlqen trajneri Jose Mourinho.

“Mourinhos aspak nuk i pëlqen që unë shkoj në sulm, por unë e kuptoj atë pasi detyra ime kryesore është të jem në mbrojtje. Nuk ka nevojë vazhdimisht të sulmoj” ka thënë Lucio.

Megjithatë trajneri i kombëtares së Brazilit, Dunga, nuk ka asgjë kundër karakterit ofensiv të tij.

“Dunga kurrë nuk më ka thënë të mos shkoj në sulm. Këto janë karakteristikat e mia, por e di se vetëm në periudha të caktuara të ndeshjes mund ta bëj këtë”, ka shtuar braziliani

edit post

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, parapëlqen që ta zëvendësojë gjatë verës Rafa Benitezin në postin e trajnerit të Liverpoolit.

Mourinho qe një kohë të gjatë është subjekt i spekulimeve për një kalim te Real Madridi apo Manchester City, ndërsa tani News of the World njofton se portugezi është i interesuar ta drejtojë skuadrën nga Anfield.

Sidoqoftë, mësohet se njëri nga strategët më të mirë në botë- Mourinho nuk do të shkojë te Liverpooli derisa George Gillet dhe Tom Hicks të jenë pronarë të klubit.

Për më shumë, Mourinho dëshiron garanci që nëse bëhet trajner i Liverpoolit, të ketë para të mjaftueshme për të investuar në lojtarë.

Liverpooli është pranë shitjes, ndërsa favorit për blerjen e Redsave është kompania multi-miliardëshe Rhone Group.

edit post

Cesar: Do ta fitojmë Scudetton

Posted on 1:38 PM, under


Portieri i Interit, Julio Cesar ka thënë se ekipi i tij do ta fitojë Scudetton, përkundër barazimit 1-1 ndaj Palermos, që do të thotë se me fitore eventuale kundër Napolit, Milani mund t’ia rrëmbejë kreun kampionit në fuqi.

“Unë besoj në ekipin tim, sepse ne e dimë fuqinë tonë. Ende luhet në kampionat dhe janë edhe shumë ndeshje, me të cilat do ta vazhdojmë traditën tonë për ta fituar Scudetton”.

“Ne jemi të qetë. Ne luajtëm ndaj një ekipi që u mbrojt mirë. Ne ishim të mirë në posedim, edhe pse nuk kemi goditur shumë në portë. Kanë ekzistuar disa vendime kontroverse ndaj Catanias. Sot (e shtunë) ishte më ndryshe. Secili ekip bën impenjimin e vet, dhe kjo ishte arsyeja pse nuk shënuam”, ka thënë Cesar pas ndeshjes.

edit post

Inter VS Palermo

Posted on 2:42 AM, under


Inter Barazon Kunder Palermos 1:1 Inter Kaluan Te Paret Ne Epersi Me Golin E D.Militos Ne Minuten E '11 Kurse Palermo Barazoi Ne Minuten 24 Me Golin E E.Cavani.

edit post

Inter VS CSKA Moskow

Posted on 5:02 AM, under

Pas Fitores Se Interit Kunder Chelsit Ne Ligen E Kampioneve Pas Hedhjes Se Shortit Interit I Ka Ra Me Lujt Kunder CSKA Moskow.

edit post

Inter Shkatrron Chelsena Ne Stamfor Brixh Me Rezultat 1:0 Me Golen e S.Eto'o I Cili Jep Nock Out Chelsit Rezultati i te du ndeshjev 3:1

edit post

Inter Barazon Kunder Genoas

Posted on 2:22 AM, under


Kur Te Gjith pritnin Qe Inter Te Shenoj Fitore Kunder Genoas Ne Gjuzepe meaca Inter Barazon pa gola 0:0.

edit post

Foto

Posted on 9:46 AM, under








edit post

Eto’o kërkon fitore ndaj Genoas

Posted on 4:39 AM, under


Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, shpreson që Nerazzurrët ta rritin diferencën e pikëve ndaj Milanit me një fitore kundër Genoas.
Kamerunasi pret që Milani të lëshojë pikë në derbin kundër Romës, ashtu që zikaltrit të distancohen më shumë në krye.

“Sa i përket Kampionatit, shpresoj që në xhiron e radhës diferenca jonë të rritet. Duhet ta mposhtim Genoan, dhe duke qenë se ka përballje direkte ndërmjet Romës dhe Milanit, ne do të fitojmë ca pikë shtesë”, ka thënë Eto’o për La Gazzetta dello Sport.

edit post

Interi interesohet për Gabi Milito

Posted on 4:38 AM, under


Kampioni i Italisë, Inter, është duke u interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Gabriel Milito.
Sipas Tuttosport, presidenti i zikaltërve Massimo Moratti, tashmë ka dhënë lejen e tij që skuadra të tentojë transferimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar veror.

Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Diego Milito, vëllai i Gabriel Militos ka thënë se këtij të fundit do t’i pëlqente të luajë në Itali.

Shifra të cilën duhet ta paguajë Interi lëviz nga 7 deri në 10 milionë euro. /

edit post

Te Gjitha Kupat E Inter-it

Posted on 5:26 AM, under

Serie A (17):
1909-10; 1919-20; 1929-30; 1937-38; 1939-40; 1952-53; 1953-54; 1962-63; 1964-65; 1965-66; 1970-71; 1979-80; 1988-89; 2005-06; 2006-07; 2007-08; 2008-09

Coppa Italia (5):
1938-39; 1977-78; 1981-82; 2004-05; 2005-06

Supercoppa Italiana Champions (4):
1989; 2005; 2006; 2008

European Cup/Champions League (2):
1963-64; 1964-65

Internationall Cup/World Cup (2):
1963-64; 1964-65

UEFA Cup (3):
1990-91; 1993-94; 1997-98

edit post

Inter Shkatrron Udinesen

Posted on 9:16 AM, under



Inter Mposht Udinesen Si Musafir Me Rezultat 2:3 Per Interin Shenuan Gol: Balotelli , Maikon , D.Milito Kurse Per Udinesen: Pepe dhe Di Natale

edit post